Lajme

Shtëpia e Bardhë publikon pjesë nga fjalimi i Hotit

Faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në Facebook ka postuar një pjesë të fjalimit të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Në postim thuhet kështu:

“Kryeministri Avdullah Hoti i Kosovës: Ne jemi të angazhuar që të punojmë së bashku në përmirësimin e jetës së njerëzve, që të krijojmë punë në rajon… Ne ndajmë të njëjtat vlera të lirisë, demokracisë dhe ekonomisë së tregut të lirë”.