Lajme

Francë: Dymbëdhjetë shkolla mbyllen për shkak të koronavirusit

COVID-19 ka detyruar 12 shkolla në Francë të mbyllen, por pjesa tjetër u hapën siç ishte planifikuar në fillim të vitit akademik, tha të premten ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer, përderisa rastet e koronavirusit në gjithë vendin rriten.

“Mbi 12 milionë nxënës u kthyen në shkollë, pavarësisht nga vështirësitë dhe shqetësimet”, tha ai për radion Evropa 1.

Ai tha se 10 shkolla të tjera u mbyllën për shkak të koronavirusit në La Reunion, një ishull pranë Madagaskarit, i administruar nga Franca.

Viti shkollor francez filloi të martën, me disa sindikata të prindërve dhe mësuesve që shprehën shqetësime se virusi mund të përhapet nëpër klasa.

Ministria e Shëndetësisë tha të enjten se kishte regjistruar më shumë se 7,000 infeksione të reja me koronavirus gjatë 24 orëve për herë të dytë në dy ditë, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.