Lajme

Besnik Kelmendi, mesazh për votuesit e diasporës shqiptare

Besnik Kelmendi, shqiptari që po ngjitet shkallëve të politikës në Gjermani

Besnik Kelmendi, kandidat për Këshillin e Integrimit dhe Asamblen e qytetit Essen.

Është bërë e ditur se Besnik Kelmendi ka shpallur kandidaturën për Asamblenë dhe Këshillin për Integrim në Essen të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.

Besniku është një nga zërat më të dëgjuar në forcat politike të Gjermanisë dhe është mjaft aktiv në përfshirjen dhe integrimin e bashkatdhetarëve në këtë vend.

Besnik Kelmendi është një shqiptar, i cili prej më shumë se 25 vjetësh jeton në Gjermani. Ai është aktivist dhe sot është një nga zërat më të dëgjuar në forcën politike më të madhe në Gjermani CDU. Si zyrtar në Ministrinë e Brendshme të landit të Rajnës Veriore dhe Vestfalisë (NRW), ai është mjaft aktiv në përfshirjen dhe integrimin e bashkatdhetarëve në këtë vend.

Ai në video-mesazhin e tij të fundit u drejtohet votuesve nga diaspora shqiptare:

Të dashur bashkëkombasit e mi,

Shpresoj që ky mesazh t’ju gjëje shëndosh e mirë, kudo që ndodheni, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, diasporë.

Dëshiroj t’ju bëj thirrje nga zemra që më 13 shtator 2020 të bashkoheni të gjithë së bashku dhe të dilni masivisht në zgjedhjet komunale në Landin e Nordrhein-Westfalen-it. Sepse, vetëm kur bëhemi të gjithë së bashku, ne fitojmë çdo betejë. Voto CDU, sepse kjo parti gjithmonë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshmë për kombin tonë, në çdo kohë.

Për më shumë, shikoni videon më poshtë: