Kosova
Bie numri i pacientëve me Covid-19 në klinikat e QKUK-së
Së fundmi, ka bërë të ditur drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukie Mehmeti, se numri i rasteve të rënda me Covid-19, të shtrira në këtë klinikë, ka rënë në krahasim me një muaj më parë.
“Para një muaji kishim rreth 100 të shtrirë dhe shumë prej tyre në gjendje të rëndë. Tash kemi 77 të sëmurë në klinikën tonë, por që 68 prej tyre janë në oksigjen”, tha ajo në Rtv Dukagjini.
Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë thotë se edhe në Klinikën Infektive ka rënë numri i pacientëve me COVID-19, prandaj, sipas saj, po bëjnë përpjekje që në këtë klinikë të trajtohen edhe pacientët e tjerë që nuk janë pozitiv në COVID-19.
Mehmeti thotë se ka raste kur në një dhomë në Klinikën e Pulmologjisë vendosen pacientë që janë të prekur me COVID-19 dhe pa të.
“Nuk kemi zgjidhje tjetër. Ne duam ta shpëtojmë pacientin dhe nuk pyesim se ku do ta vendosim. Është në pyetje jeta apo vdekja. Ne duam t’iu japim një shansë edhe pacientëve të tjerë që nuk kanë COVID-19, e që janë në gjendje të rëndë dhe duan trajtim”.
Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë thotë se nuk kanë menduar që Klinika e Infektologjisë do të mbingarkohet dhe do të detyrohen që pacientët me koronavirus t’i shpërndajnë edhe në klinikat e tjera.
Rukie Mehmeti, e cila edhe vetë ka qenë e prekur me koronavirus, thotë se tashmë i është kthyer punës, duke u kujdesur për pacientët me COVID-19.
“Do t’u shërbej pacientëve deri sa të kalojë situata apo të pensionohem. Ky është misioni ynë”, deklaroi ndër të tjera drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukie Mehmeti. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti: Pa diasporën, Kosova nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin Kurti nga Parisi: Pa kontributin e diasporës vendi ynë nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin...
-
Debat me kryeministrin Kurti në Universitetin e St. Gallenit
-
SHBA: Oficeri i FSK-së diplomon në Inxhinieri Ushtarake
-
Piktori Haxhi Fejzullahi hap ekspozitë personale në Graz
-
Itali: “Yjet e së ardhmes”, filmi më i mirë ndërkombëtar në festivalin ‘Castelli Romani’
Jeta në Zvicër
-
Miratohet udhëtimi me autobus rajonal ndërmjet Italisë dhe Zvicrës Pasagjerët në shërbimet publike rajonale të autobusëve midis Italisë dhe Zvicrës do të mund të hipin...
-
Cyrihu do të rrisë tarifat e parkimit për makinat e rënda
-
Për 50 vjet numri i personave të punësuar në Zvicër u rrit nga 2.8 milionë në 4.8 milionë
-
Gjykata Federale: Një sulm ‘i vogël’ seksual nuk mund të shkurtojë dënimin me burg
-
Cilat kantone në Zvicër kanë pagën minimale më të lartë?