Lajme
Aktori shqiptar, i suksesshëm edhe në kinematografinë zvicerane
Aktori i njohur shqiptar, pjesë e komedisë zvicerane “Eden Fur Jeden”, që do të jepet premierë në festivalin e njohur “Zurich Film Festival”.
Aktori shqiptar, Ridvan Murati, vijon suksesin e tij në Zvicër. Së fundmi ai është bërë pjesë e komedisë zvicerane “Eden Fur Jeden”, që do të jepet premierë në festivalin e njohur “Zurich Film Festival”, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se Ridvani jeton në Zvicër që nga viti 2008 dhe punon në “Reactor theater Basel”. Ai është i njohur nga seriali “O Sa Mirë”, në të cilin luajti rolin e “Qabit”. Në vitin 2018 ai themeloi shoqatën “Plan K” (Plan Kulturë) në kantonin Baselland, transmeton tutje albinfo.ch.
Sa i përket komedisë “Eden Fur Jeden”, është premiera botërore e së cilës do të jetë në festivalin e njohur ‘Zurich Film Festival’ si dhe prej 1 tetorit do të fillojë të shfaqet në të gjitha kinematë zvicerane.
Filmi tregon historinë e një studenteje të re dhe shoferit të autobusit në një vijë anësore, të cilët zhyten në kozmosin magjepsës të një kopshti ndarës përmes gjyshes së saj Rosemarie, rol i luajtur nga Heidi Diggelmann.
Ky film është frymëzuar nga dokumentari fitues i çmimeve të Mano Khalil, “Unser Garten Eden”, është një komedi argëtuese, që tregon një pjesë moderne të Zvicrës.
Duhet theksuar se filmi është xhiruar vitin e kaluar në Zvicër, kasti i artistëve pjesëmarrës është shumë i njohur në Zvicër dhe për atë pritet të thejë shum rekorde në kinematë zvicreane, transmeton telegrafi.com.
Aktori shqiptar ka një rol mjaft interesant në këtë film, që do ta bëjë atë edhe më të afirmuar në kinematografinë atje.
Ridvnan Murati për ndryshe u bë i njohur nga hit seriali “O Sa Mirë”, në të cilin luajti rolin e ‘Qabit’. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha