Kosova
Ata që udhëtojnë drejt Gjermanisë, duhet të plotësojnë këto dy kushte
Është bërë e ditur nga Ambasada gjermane në Tiranë, përmes një njoftimi në Facebook, se shqiptarët me rezidencë apo punë leje në Gjermani duhet të bëjnë 14 ditë karantinë dhe testin e Covid-19.
Vlen të theksohet se në këtë njoftim thuhet se të gjithë qytetarët mund të kryejnë testin e Covid-19 falas brenda 72 orëve nga mbërritja, transmeton albinfo.ch.
Njoftimi i plotë:
“Meqenëse Shqipëria vazhdon të kosiderohet një zonë rreziku nga Instituti Robert Koch, të gjithë ata që hyjnë në Gjermani janë të detyruar që menjëherë pas mbërritjes të nisen direkt drejt vendbanimit të tyre ose një strehimi tjetër të përshtatshëm (p.sh. hotel) dhe të qëndrojnë atje për një periudhë prej 14 ditësh pas hyrjes së tyre (karantinë).
Udhëtarët që hyjnë në Gjermani janë gjithashtu të detyruar të informojnë autoritetin shëndetësor përgjegjës për ta mbi adresën e tyre të qëndrimit në Gjermani. Ata janë gjithashtu të detyruar që me kërkesë të autoriteteve të paraqesin rezultatet e testimit për koronavirusin e ri. Ju mund të testoheni falas brenda 72 orëve nga mbërritja juaj, edhe nëse nuk keni marrë ende një kërkesë të tillë. Kjo është e mundur në shumë aeroporte në Gjermani”.
E-Diaspora
-
Kurti: Pa diasporën, Kosova nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin Kurti nga Parisi: Pa kontributin e diasporës vendi ynë nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin...
-
Debat me kryeministrin Kurti në Universitetin e St. Gallenit
-
SHBA: Oficeri i FSK-së diplomon në Inxhinieri Ushtarake
-
Piktori Haxhi Fejzullahi hap ekspozitë personale në Graz
-
Itali: “Yjet e së ardhmes”, filmi më i mirë ndërkombëtar në festivalin ‘Castelli Romani’
Jeta në Zvicër
-
Miratohet udhëtimi me autobus rajonal ndërmjet Italisë dhe Zvicrës Pasagjerët në shërbimet publike rajonale të autobusëve midis Italisë dhe Zvicrës do të mund të hipin...
-
Cyrihu do të rrisë tarifat e parkimit për makinat e rënda
-
Për 50 vjet numri i personave të punësuar në Zvicër u rrit nga 2.8 milionë në 4.8 milionë
-
Gjykata Federale: Një sulm ‘i vogël’ seksual nuk mund të shkurtojë dënimin me burg
-
Cilat kantone në Zvicër kanë pagën minimale më të lartë?