Lajme

Zvicër: ‘Roche’ premton test që zbulon virusin për 15 minuta

Të martën gjigandi farmaceutik zviceran “Roche” ka njoftuar se në fund të shtatorit  do të nisë një provë për një test koronavirusi që tregon rezultatet brenda 15 minutave, shkruan thelocal, përcjell albinfo.ch.

Ata thanë se testi identifikon virusin SARS-CoV-2 që ka shkaktuar pandemi globale dhe i cili deri më tani ka vrarë më shumë se 851,000 njerëz në gjithë botën.

Ky test së pari do të jetë në dispozicion që e njohin markën CE, por gjithashtu do të kërkojnë miratimin edhe nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së.

“Në fillim, do të ketë 40 milionë teste të shpejta, në muaj”, kapacitet ky i cili deri në fund të vitit do të dyfishohet, thuhet ndër të tjera në deklatatën e kësaj kompanie, përcjell albinfo.ch.

‘Roche’ do të lansojë dhe do të shpërndajë produktin në partneritet me kompaninë bioteknologjike SD Biosensor Inc./albinfo.ch