Futboll
Kombëtarja e Kosovës përgatitet për ndeshjen me Moldavinë
Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” stërvitjen e parë në prag të dy ndeshjeve të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Moldavisë dhe kundër Greqisë.
Në stërvitjen e parë kanë qenë të pranishëm 15 futbollistë: Aro Muric, Visar Bekaj, Amir Rrahmani, Anel Rashkaj, Ibrahim Dresevic, Bersant Celina, Atdhe Nuhiu, Florent Hadërgjonaj, Florent Hasani, Besar Halimi, Mërgim Vojvoda, Bernard Berisha, Valon Berisha, Fidan Aliti dhe Arbër Zeneli. Ky i fundit vetëm e ndoqi stërvitjen e bashkëlojtarëve pasi kishte arritur në orët e vona të pasdites, derisa Bernard Berisha, Valon Berisha e Fidan Aliti bën vrapime dhe stërvitje të lehta, duke pasur parasysh se kanë luajtur të dielën, thuhet në njoftim përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, pjesa tjetër e futbollistëve përveç vrapimeve dhe ushtrimeve fizike morën këshilla për skema të ndryshme të lojës nga përzgjedhësi Bernard Challandes, teksa angazhimi dhe motivi i lojtarëve për t’u rikthyer te fitorja është i madh pas një periudhe të gjatë mungese në kombëtare si shkak i pandemisë.
Stërvitjen nga afër si zakonisht e ka ndjekur edhe presidenti Agim Ademi. Dardanët do ta mbajnë stërvitjen e radhës nesër në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra