Lajme

BE ofron 400 milionë euro për blerjen e vaksinave COVID 19

Komisioni Evropian tha të hënën se do të kontribuojë me 400 milionë euro në një iniciativë të udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetit për të blerë vaksina COVID-19.

Nisma, e quajtur COVAX, synon të blejë 2 miliardë doza deri në fund të vitit 2021 të vaksinave të mundshme COVID-19 nga disa prodhues të tyre.

Komisioni i BE-së po negocion blerje paraprake të vaksinave COVID-19 në emër të 27 shteteve të BE-së.

“Sot, Komisioni po njofton një kontribut prej 400 milionë eurosh në COVAX për të punuar së bashku në blerjen e vaksinave të ardhshme në të mirë të vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Komisioni shtoi në një deklaratë se ishte gati, së bashku me shtetet e BE-së, “të vendosnin ekspertizë dhe burime në punë brenda COVAX për të përshpejtuar dhe shkallëzuar zhvillimin dhe prodhimin e një furnizimi global të vaksinave për qytetarët në gjithë botën”, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.