Kosova
Gjysmë milioni kosovarë do të vaksinohen kundër gripit
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës tashmë ka bërë porosinë e parë për furnizim me vaksinat kundër gripit sezonal.
Së shpejti, në repartin e Vaksinimit në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, pritet të vaksinohen edhe pacientë të moshave tjera.
Bëhet fjalë për procesin e vaksinimit kundër gripit sezonal.
Në një përgjigje për televizionin T7, drejtori i QKMF-së, Rrezart Halili, ka thënë se presin që në tetor të fillojë vaksinimi kundër gripit, ndryshe nga viti i kaluar kur ka pasur vonesa për këtë proces, përcjell albinfo.ch.
E në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se për shkak të situatës me Covid 19, janë përkujdesur që të porosisin vaksinat më herët.
Faik Hoti, zëdhënës në këtë ministri, pohon se tashmë porosia e parë është bërë përmes UNICEF-it, e së shpejti pritet që ky institucion të blejë edhe sasi tjetër të vaksinave.
Sipas Hotit, është e rëndësishme që kategoritë e ndjeshme të vaksinohen kundër gripit, që të mos vështirësohet gjendja e tyre shëndetësore edhe në rast se këta persona preken me Covid 19.
Është Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ai që ruan vaksinat kundër gripit në kushtet e nevojshme dhe pastaj në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë bën furnizimin e Qendrave të Mjekësisë Familjare në gjithë territorin e Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor