Lajme

Mërgim Berisha asiston dy herë ndaj Liverpoolit

Kampionët e futbollit të Austrisë, Red Bull Salzburg kanë arritur të marrin një barazim 2-2 në një miqësore kundër kampionit anglez Liverpool.

Ekipi i Salzubrgut e filloi ndeshjen shumë mirë duke shënuar dy gola (në minutën e 3-të dhe 13-të) nga sulmuesi 21 vjeçar, Patson Daka, raporton Albinfo Austria.

E në të dy golat për të asistoi sulmuesi kosovar, Mërgim Berisha.

Mirëpo gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë të lojës. Kampioni anglez arrit të ngushtoi epërsinë më anë të Rhian Brewster duke shënuar në minutat 72, 81 të lojës.

Më këtë barazim përfundoi edhe ndeshja miqësore që zhvillohej në Red Bull Arena në Salzburg.

Ndryshe, 22 vjeçari Berisha është ftuar nga Shpresat e Gjermanisë për dy ndeshjet e ardhshme që do t’i zhvilloj në muajin shtator.