Lajme

Vala e nxehtësisë po rrit numrin e vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar

Vdekjet në Mbretërinë e Bashkuar u rritën mbi mesataren për herë të parë që nga mesi i muajit qershor, sipas shifrave të reja.

Por Zyra e Statistikave Kombëtare tha se rritja është e mundshme për shkak të valës së nxehtë, pasi vdekjet po vazhdojnë të bien shkaku i coronavirusit.

Deri tani janë 139 vdekje të regjistruara gjatë javës së kaluar, ku në certifikatën e vdekjes si shkaktar ishte përmendur COVID-19.

Por në përgjithësi, kishte 10.580 vdekje të regjistruara në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar , 265 më shumë se mesatarja e pesë vjetëve të fundit dhe 370 më shumë se javët e kaluara.

Rritja e numrit të vdekjeve ka të ngjarë të jetë për shkak të valës së nxehtësisë pasi që coronavirusi nuk nxiti rritjen, njoftoi ONS-i.

Por në anën tjetër janë raportuar gjithsej 57.173 vdekje janë raportur shkaku i covid-19 duke përfshirë edhe rastet e dyshuara.