Futboll
Milaim Rama zyrtarizon Akademinë e futbollit në Cyrih
BB Academy ka hapur edhe zyrtarisht dyert e shkollës së futbollit për përgatitjen e futbollistëve të rinj të niveleve të larta të futbollit. Në Cyrih dje paradite është bërë prazantimi i të rinjëve të parë që do të marrin mësime në grupe të vogla dhe indivduale përmes një stafi profesionist që të drejtohet nga ish-futbollisti i njohur shqiptar, Milaim Rama.
Milaim Rama njihet në historinë e futbollit si shqiptari i parë që ka luajtur në një ngjarje të madhe të futbollit si pjesë e Zvicrës në “Euro 2004”.
Albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë me ish-sulmuesin e spikatur, Milaim Ramën, dhe e sjell për ju dhe dashamirët e futbollit.
Milaim Rama hap dyert e akademisë së futbollit për të rinjtë
Albinfo.ch: Si ka lindur ideja e themelimit të një Akademie të këtillë. Si keni ardhur deri këtu?
Milaim Rama: BB Academy është regjistruar para dy vjetëve me këtë emër për menaxhimin e lojtarëve. Ndërkohë kemi marrë vendimi që kësaj agjenture ti bashkangjitet edhe Akademia. Përmes Akademisë së futbollit ne ju mundësojmë lojtarëve që janë të angazhuar në klube të tjera, të kenë mundësinë shtesë të stërvisin me ato pjesë ku ata kanë deficite individualisht dhe në grupe të vogla. Sot është gjithçka më solemne, kemi ndarë të rinjët në dy grupmosha, por në ditët në vazhdim ne do ti ndajmë në grupe të vogla, por do të punojmë me stërvitje individuale aty ku ka nevojë dhe atyre që shprehin dëshirë të stërvisin më shumë ku ata e ndjejnë që kanë nevojë.
Albinfo.ch: Këta të rinj që vijnë këtu janë të regjistruar si futbollist në klubet ku edhe i zhvillojnë stërvijtet e luajnë, çfarë marrin më tepër këta fëmijë në Akademinë tuaj?
Milaim Rama: Nga ana ime personale ata mund të marrin shumë. Mund të mësojnë si kam rrugëtuar unë gjatë karrierës sime. Si kam arritë të bëhem profesionist. Pastaj ne do të fokusohemi në përmirësimin e atyre pikave ku ndoshta ata në klubet ku janë aktiv, nuk kanë mundur ti marrin ato stërvitje, gjithnjë duke i konsulltuar prindërit e fëmijëve që kemi të regjistruar në akademinë tonë. Kështu ne përpunojmë një program pune për anën e zhvillimit individual për secilin lojtar që vjen tek ne.
Albinfo.ch: A keni ju si Akademi bashkëpunim me klube të mëdha që do të mund ti transferonit apo sugjeronit talentët pastaj tek ato klube?
Milaim Rama: Përmes karrierës sime që kam pasur si futbollist profesionist, kam ruajtur natyrisht edhe kontaktet me klube e profesionist të futbollit. Kemi dy vite që jemi aktivë dhe bashkëpunimi me klube futbollistike përmes akademisë është bërë edhe me konkret. Ne kemi rastin konkret të nje të riu, Besartit, i cili ka qenë pa klub dhe pas dy muaj angazhimi tek ne, luan tani në U15 GC Limmattal. Përmes kontakteve të mia, ky djalë është tani pjesë e klubit Grasshoppers. Kur ne shohim që janë cilesorë, sikur rasti i Besartit, atëherë kërkojmë klubin e përshtatshëm dhe kështu Besartit iu ka dhënë mundësia të shkoj një javë për testim në GC. Pastaj GC më ka njoftuar që ky lojtar ka cilësi për ta ndihmuar klubin dhe e kanë ndalur në ekipin U15.
Albinfo.ch: Si duken stërvitjet, sa fëmijë keni?
Milaim Rama: Stërvitjet zhvillohen vetëm të dilën prej orës 09.00 deri ora 10.30
Albinfo.ch: A përben kjo ndonjë pengesë sepse të dielüen shumë të rinj zhvilllojnë ndeshje kampionale?
Milaim Rama: Shumica e fëmijëve që ne kemi këtu në akademi, zhvillojnë ndeshjet e tyre të shtuneve dhe janë të dielave të lirë. Ne poashtu diskutojmë me prindër që nëse një fëmijë ka luajtur të shtunën, mund të bëjmë me të stërvitje më të lehta.
Albinfo.ch: Ju nuk zhvilloni gara kampionale apo të merrni pjesë në ndonjë turne?
Milaim Rama: Jo nuk jemi ende aty, por ndoshta mund të gjejmë ndonjë bashkëpunim me klubet tona si FC Kosova Zürich, por duhet të ulemi e të duskutojmë me ta.
Albinfo.ch: Sa është numri i fëmijëve që keni në akademi?
Milaim Rama: Nuk është synimi ynë që ta mbushim fushën me lojtarë dhe të zhvillojmë stërvitje pa pasur përparim. Dëshira jonë është që të kemi dy grupe me nga 7 deri 10 lojtarë dhe të punohet me shumë përkushtime me rezultate cilësore
Albinfo.ch: çfarë stafi pune ke?
Milaim Rama: Jemi një staf profesional dhe besojmë që futbollistët që do të vijnë në Akademinë tonë, do të marrin më të mirën e mundshme. Unë do të jam trajner kryesor. Aty janë edhe Ridvan Bilalli, një ish-futbollist i Bashkimit të Kumanovës, një profesor. Besim Ramadani, një ish-futbollist. Trajner do të jetë edhe Muhamet Mustafa, aktualisht ndihmës në ligën e parë.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?