Gjuha
Regjistroni fëmijët tuaj në shkollën shqipe në Fribourg
•LAPSH Fribourg ftonë të gjithë prindërit shqiptarë të regjistrojnë fëmijët e tyre për vitin shkollor 2020/2021 në pikat: Düdingen, Schmitten,Schönberg, Bulle, Romont, Givizies, Murten, Courtipe, si dhe në komunat tjera.
•LAPSH „Naim Frashëri“ në Fribourg shpall konkurs për një mësimdhënës/e të gjuhës shqipe në Bulle.
Kushtet:
-leje të qëndrimit në Zvicër,
-përgaditja profesionale: kualifikim përkatës arsimor, universitar, ShLP(drejtimi: gjuhë shqipe, klasor, pedagogji…),
-njohuri elementare të gjuhës frënge ose gjermane.
Të interesuarit që plotësojnë këto kushte, mund të lajmërohen te
koordinatorja e Lapsh Fribourg Shqipe Çallaki, në adresën elektronike [email protected]
•LAPSH Fribourg ftonë të gjithë të interesuarit nga të gjitha komunat e Fribourgut që të plotësojnë kushtet e lartshënuara, të na bashkohen që të hapim pika shkollore në vendbanimet ku ata jetojnë.
Për informacione të hollësishme lajmërohuni në adresën elektronike:
[email protected]
•LAPSH Fribourg ftonë të gjithë prindërit shqiptarë të regjistrojnë fëmijët e tyre për vitin shkollor 2020/2021 në pikat: Düdingen, Schmitten,Schönberg, Bulle, Romont, Givizies, Murten, Courtipe, si dhe në komunat tjera.
Të interesuarit mund të lajmërohen në adresën elektronike
shqipecalaki@ hotmail.com
Gjuha shqipe duhet të mbetet një ndër prioritetet e prindërve për fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut të tyre.
LAPSH Fribourg angazhohet që të përfshihen sa më shumë nxënës në procesin mësimor dhe njofton se janë bërë të gjitha përgaditjet për vitin shkollor 2020/21.
Konkursi për mësimdhënës/e mbetet i hapur dy javë pas publikimit.
Fribourg, 23 gusht, 2020
LAPSH Fribourg
Hajdin Çallaki
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit07 Shtator 2020
- Ora12:00
- LokacioniFribourg
- Data e përfundimit7 Shtator 2020 - 23:00
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025