Lajme

Dëbimet më të shumta nga Gjermania bëhen me Shqipërinë

Para një viti hyri në fuqi në Gjermani ligji për kthimin e azilkërkuesve pa të drejtë qëndrimi.

Sipas të dhënave të autoriteteve gjermane, dëbimet më të shumta kryhen me Shqipërinë dhe Italinë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë e pranon që nga shtatori i vitit 2019 deri në shkurt 2020 janë dëbuar nga Gjermania 10.276 persona pa të drejtë qëndrimi.

Megjithatë sipas ministrisë është ende herët të flitet për efektshmërinë e ligjit të dytë për zbatimin më të mirë të detyrimit për largimin nga Gjermania pasi që me shpërthimin e pandemisë Covid-19  në mars ra edhe shifra e dëbimeve nga Gjermania në mënyrë të ndjeshme.

Ndërsa në anën tjetër kur bëhet fjalë për persona që nuk janë dorëzuar tek policia federale për dëbimin, këta persona mbrohen juridikisht.

Personat që kanë gënjyer për identitetin apo ata që nuk tregojnë interes për plotësimin e dokumenteve të identifikimit, kërcënohen nga sanksione të ndryshme, përcjell albinfo.ch