Lajme

Në SHBA, shqiptarës i jepet çmimi “Woman of Consequence“ për vitin 2020

Etel Haxhiaj, aktiviste e njohur shqiptaro-amerikane, i jepet çmimi “Woman of Consequence“ për vitin 2020 nga Komiteti Këshillimor për Statusin e Grave në Qytetin e Worçesterit, transmeton albinfo.ch.

Etel ka studiuar zhvillimin ndërkombëtar dhe ndryshimet shoqërore, master në zhvillimin e komunitetit dhe planifikimin në Clark University.

Karriera e saj profesionale ka në fokus shërbimin ndaj komunitetit. Aktualisht është Drejtore e Avokatisë Publike dhe Arsimit në Aleancën e Strehimit në Central Massachusetts.

Ajo është përfshirë në shumë organizime në komunitet dhe është vullnetare për Bordin e Drejtorëve të YWCA. /Albinfo.ch