Lajme
Ja çfarë duhet të dini për rregullat e karantinës pas hyrjes në Gjermani
Për udhëtarët që hyjnë në Gjermani nga Kosova fillimisht vlenë parimi i izolimit në shtëpi për 14 ditë nga dita e hyrjes, transmeton albinfo.ch.
Vendimtare me këtë rast është vendi i banimin/qëndimi afatgjatë i udhëtares/it pak para udhëtimit, dhe jo nënshtetësia.
Për udhëtarë nga shtetet, të cilat nuk janë në listën e mësipërme, vlejnë mundësi lehtësuese të udhëtimit, nëse bëjnë pjesë në grupet e paraqitura në vijim (eventualisht duhet respektuar vetë-izolimi/karantina 14/ditor/e pas hyrjes, shih më poshtë!):
Nënshtetasit gjermanë, si dhe nënshtetasit e vendeve të tjera anëtare të BE-së, shtevete të Zonës Schengen (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Zvicra), ose Mbretëria e Bashkuar;
Personat me leje të vlefshme të qëndrimit (jo vizë);
Anëtarët e „familjes së ngushtë“ të personave që jetojnë në Gjermani, do të thotë partneri/ja bashkëshortor/e, fëmijët e mitur, prindërit e fëmijëve të mitur) për bashkim familjar me vizë të vlefshme nacionale të kategorisë „D“, ose për vizitë afatkurtër me vizë të vlefshme Schengen (nëse është e nevojshme për shkak të nënshtetësisë) – si dëshmi lidhur me relacionin familjar konsiderohen, ndër tjerash: çertifikata e martesës/çertifikata e lindjes në origjinal, apo në kopje të vërtetuar, gjegjësisht dëshmi të një bashkëjetese afatgjatë (dëshmi rreth takimeve të mëhershme në Gjermani, ose bashkëjetesës jashtë vendit), të cilat duhet të bartet me vete;
Studentët, të cilët nuk mund të ndjekin studimet tërësisht nga jashtë vendit dhe që kanë një vizë të vlefshme nacionale të kategorisë „D“ (jo vizë Schengen);
Personeli shëndetësor, hulumtuesit shëndetësorë me vizë të vlefshme nacionale të kategorisë „D“ për nisje të punësimit (jo vizë Schengen);
Ekspertët e huaj dhe punëmarrësit e kualifikuar me shkollim të njohur zyrtarisht në Gjermani, punësimi i të cilëve është i nevojshëm nga aspekti ekonomik dhe puna e të cilëve nuk mund të shtyhet, apo të kryhet jashtë vendit (duhet paraqitur dëshmitë) me vizë të vlefshme nacionale të kategorisë „D“ për nisje të punësimit;
Personeli i transportit të mallërave, si dhe personeli transportues i ndryshëm me vizë të vlefshme;
Diplomatët, punonjësit e organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak, ndihmësit humanitarë të akredituar, nëse janë duke ushtruar funksionet e tyre;
Pasagjerët tranzitë, të cilët nuk e lëshojnë zonën ndërkombëtare tranzit të aeroportit;
Anëtarët e familjes së ngushtë (bashkëshortet/ët fëmijët e mitur, prindërit e fëmijëve të mitur) të personave të jetojnë në Gjermani (eventualisht me një vizë të vlefshme), të cilët udhëtojnë me arsye konkrete urgjente familjare: Gjatë udhëtimit duhet paraqitur dëshmi, Policia Federale vendos me rastin e hyrjes për secilin rast individual, në bazë të dokumenteve të paraqitura, nëse ekziston një rast urgjent familjar;
Personat, të cilët kanë nevojë për mbrojtje për shkaqe humanitare.
Të gjithë personat, të cilët nuk bëjnë pjesë në kategorinë e mësipërme, duhet të marrin në konsideratë që mund të kthehen në kufi.
Rregullat përjashtuese nuk ndryshojnë asgjë në rregullat e vizës, të cilat kanë qenë të vlefshme para pandemisë, që do të thotë, nëse për personat përkatës në përputhje me nënshtetësinë dhe/ose qëllimin e udhëtimit ekziston detyrimi për vizë, kjo vlenë edhe më tej.
Edhe për personat, të cilët përfshihen në rregullat e mëposhtme përjashtuese vlenë: Udhëtarët nga Kosova me rastin e hyrjes në Gjermani duhet të paraqesin një test negativ për Covid-19 (PCR-Test, më së shumti 48 orë i vjetër) që njihet, ose të testohen 72 orë pas hyrjes në Gjermani.
Nga udhëtimi hyrës deri në pranimin e një rezultati të testimit negativ, duhet të respektohet karantinimi shtëpiak/vetë-izolimi. Ju lutemi vini re që veçanërisht gjatë testimit në stacionet përkatëse të testimit në afërsi të kufijve tokësorë, pranimi i rezultatit mund të marrë deri në një javë kohë. Prandaj ju duhet të llogaritni me një periudhë kohore të izolimit. Varësisht nga republikat federale dhe në raste të veçanëta mund të urdhërohet një izolim tjetër dhe/ose një test tjetër. Ju lutemi keni parasysh që në Kosovë aktualisht nuk ka laboratore, rezultatet e testimeve të të cilave njihen për udhëtime hyrëse.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane