Lajme
Britania vendos karantinë për Austrinë
Është bërë e ditur se Britania e Madhe vendosi sot të përjashtojë nga karantina udhëtarët nga Portugalia dhe e bëri atë të detyrueshme për udhëtarët nga Kroacia, Austria, Trinidadi dhe Tobago, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të COVID-19 në këto vende.
“Nëse mbërrini në BM pas orës 04:00 (03:00 GMT) të shtunën nga këto vende, do t’ju duhet t’i nënshtroheni një karantine 14-ditore”, tha ministri britanik i Transportit, Grant Shapps, në Twitter, raporton ATSh.
“Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se ne mund të shtojmë Portugalinë në listën e vendeve të përfshira në korridoret ajrore të përjashtuar nga kjo masë”, shtoi ai.
Javën e kaluar, BM vendosi masën e karantinimit edhe për mbërritjet nga Franca, Holanda, Monako, Malta, Turqia dhe Aruba, duke shkaktuar kaos në kthimin e turistëve britanikë me pushime në këto vende, në veçanti në Francë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik