Kuriozitete

Ligji i ri në Gjermani, duhet ta shëtitni qenin tuaj

Të shkosh në shëtitje me një qen dy herë në javë për një orë mund të bëhet i detyrueshëm me ligj nga viti i ardhshëm në Gjermani.

Kjo mund të bëhet gjithashtu e obligueshme për të mos pasur të drejtë për ta lidhur qenin për një periudhë të gjatë.

“Kafshët shtëpiake nuk janë lodra të mbushura, nevojat e tyre duhet të merren parasysh”, tha ministrja e Bujqësisë Julia Klöckner në lidhje me ndryshimet e planifikuara.

Sipas rregullave të reja, pronarët e qenve kanë këto detyrime:

-të dërgojnë kafshën shtëpiake për shëtitje dy herë në ditë për të paktën një orë

– qeni nuk duhet të qëndrojë vetëm gjithë ditën

Klöckner thotë se këto ndryshime bazohen në këshillat e ekspertëve për të siguruar mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.

Një draft i rregullave të reja tashmë është përgatitur dhe mund të bëhet ligj vitin e ardhshëm.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Bujqësisë thotë se ka gjasa që pronarët e qenve të vizitohen nga policia, në mënyrë që të kontrollojnë nëse kanë shkuar për shëtitje.

Ligji i ri ndalon shkurtimin e veshëve ose bishtit të qenve. Qentë, sjellja e të cilëve nuk është e përshtatshme për speciet të cilave ato i përkasin, nuk do të mund të shkojnë në shfaqje.