Lajme
Kufizimet e lëvizjeve të udhëtarëve shqiptarë në Zvicër, Suedi, Norvegji dhe Finlandë
Përditësim në lidhje me kufizimet e lëvizjeve të udhëtareve shqiptarë për disa shtete, si Zvicra, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda janë si më poshtë:
Zvicra:
Hyrja e shtetasve shqiptarë në territorin zviceran, me përjashtim të rasteve të veçanta, nuk është e lejuar. Rastet përjashtimore renditen në Urdhëresën Nr.323.7-5040/3, pika 1.5, datë 3 gusht 2020, të Sekretariatit të Shtetit për Migracion të Konfederatës së Zvicrës (SEM)-bashkangjitur,por që mund të konsultohet dhe në faqen zyrtare të SEM.
(https://www.sem.admin.ch/sem/en/home.html).
Ndërkohë për shtetasit që kanë të drejtë të udhëtojnë nga Shqipëria në Zvicër, qofshin këta pjesëtarë të diasporës me leje qëndrimi në Zvicër apo dhe në vende të tjera të hapësirës Shengen, si dhe shtetas zviceranë e të huaj, të cilët mund të kenë ardhur në Shqipëri për arsye turizmi apo pune, nuk aplikohet karantinimi i detyrueshëm.
Sqarojmë se që prej fillimit të muajit korrik, autoritetet zvicerane kanë përpiluar një listë me shtetet me rrezikshmëri të lartë infektimi, listë e cila përditësohet periodikisht, përditësimi i fundit ka qënë më datë 14 gusht, (https://www.bag.admin.ch/bag/en/home/krankheiten/ausbrueche-epidemien-pandemien/aktuelle-ausbrueche-epidemien/novel-cov/empfehlungen-fuer-reisende/quarantaene-einreisende.html#1918240392).
Deri më sot, Shqipëria është jashtë kësaj liste.
Suedia:
Shtetasve me pasaporte shqiptare nuk u lejohet hyrja ne Suedi. Qeveria suedeze ka kufizuar udhetimet jothelbesore ne Suedi, nga vendet jasht BE /ZEE, Mbreterise se Bashkuar dhe Zvicres. Vendimi aktualisht është në fuqi deri më 31 gusht 2020.
Suedia nuk zbaton masen e karantines se detyruar dhe nuk kerkon paraqitjen e testit te COVID 19 gjate hyrjes ne territorin suedez.
Megjithese ka nje sere vendesh te tjera te konsideruara me rrezikshmeri te ulet, te cilat gjithashtu jane perjashtuar nga kufizimi i hyrjes, por per Shqiperine ende mbetet ne fuqi kufizimi i hyrjes.
Perjashtohen nga kufizimi i hyrjes:
Studentet;
Profesionistet e larte, nese puna nuk mund te shtyhet ose te behet nga distanca;
Individëve që kanë leje qëndrimi ose vizë të klasit D në një vend të ZEE, u lejohet gjithashtu të hyjnë në Suedi,
Individë me lidhje të dokumentuar familjare, të tilla si bashkëshorti, partneri ose fëmija,i një shtetasi suedez, qytetarite ZEE ose të huaj që ka leje qëndrimi ose vizë kombëtare (klasë D)
në Suedi ose një vend të ZEE ;
https://polisen.se/en/the-swedish-police/the-coronavirus-and-the-swedish-police/
Finlanda:
Shtetasve me pasaporte shqiptare nuk u lejohet hyrja ne Finlande, duke qene se Shqiperi nuk ben pjese ne lisen e “Vendeve te aprovuara për udhëtime në dhe nga Finlanda”.
Vendimi aktualisht eshte ne fuqi deri me 08.09.2020. Nëse mbërrini në Finlandë nga një vend i kufizuar për udhëtime, rekomandohet të bëni vetë-karantinë për 14 ditë. Gjithashtu, testimi eshte i detyrueshme ne te gjitha pikat kufitare tokesore, detare dhe ajrore. Nese keto masa refuzohen, shtetasit mund te gjobiten apo te doenohen me 3 muaj burg.
Se fundmi eshte keshilluar fuqimisht perdorimi i maskes, sidomos ne vende te mbyllura dhe ne transportin publik.
Perjashtohen nga kufizimi i hyrjes: Studentet, shtetasit me leje qendrimi ne Finlande, apo ne vendet e aprovuara per udhetime nga Finlanda, udhetime lidhur me punen apo shtetasit te cilat kane aresye esenciale, qe justifikojne qellimin e ardhjes, per detaje me specifike lutemi konsultohuni ne faqet zyrtare:
https://www.raja.fi/current_issues/guidelines_for_border_traffic
Norvegjia:
Shtetasve me pasaporte shqiptare nuk u lejohet hyrja ne Norvegji. Vendimi aktualisht eshte ne fuqi deri me 01.10.2020. Zbatohet karantina e detyrueshme per persoant qe vijne nga zonat me rrezikshmeri te larte, sipas hartes se publikuar nga ne faqen zyrtare, perfshire edhe Shqiperine.
Ministria e Jashtme Norvegjeze këshillon kundër udhëtimit që nuk është rreptësisht i nevojshëm për të gjitha vendet.
Shtetasit shqiptar mund te udhetojne ne norvegji, nese kane leje qendrimi, per aresye studimi, apo shtetasit te cilat kane aresye esenciale, qe justifikojne qellimin e ardhjes.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane