Lajme

Ariana Kosova, shqiptarja që kandidon në zgjedhje në Itali

Njëkohësisht, Ariana Kosova është presidente e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Itali

Ariana Kosova është shqiptarja që kandidon në zgjedhjet e ardhshme në Itali, shkruan albinfo.ch.

Ajo do të jetë kandidate për Komunën e Maçeratës dhe Rajonin Marke, duke përfaqësuar 55 qytete të provincës së Maçeratës.

Njëkohësisht, Ariana Kosova është presidente e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Itali. E lindur në Shqipëri, ajo kreu studimet në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Maçeratës.

“Zemra po më fluturonte nga gëzimi dhe nga emocionet kur sot pasdite tek hotel Passetto në Ankona lexohej kurrikulumi i çdo kandidati. “Ariana Kosova kandidate që përfaqëson provincën e Maceratës është lindur në Durrës Albania”, gazetarët, televizionet, duartrokitjet dhe vështrimet më shoqëronin ndërkohë që u ngrita në këmbë duke thënë: Grazie, Faleminderit. Kjo është fitorja e parë, përfaqësimi i kombit tim në institucionet më të larta shtetërore italiane. Fitorja nuk do t’ i përkasë Arianës, por çdo shqiptari të çdo treve të Shqipërisë”, është shprehur Ariana Kosova. /Albinfo.ch

Fotografia e Ariana Kosova

Fotografia e Ariana Kosova