Lajme
Një grup çiklistësh italianë falënderojnë “zemrën e madhe të shqiptarëve”
Për të falenderuar grupin shqiptar të mjekëve dhe infermierëve që shërbyen në spitalet e Italisë.
Është bërë e ditur se një grup miqsh nga Rajoni i Venetos janë nisur me biçikleta drejt Romës, për të falënduar zemrën e madhe të shqiptarëve, shkruan albinfo.ch.
Ky grup i apasionuar çiklistësh do të përshkojë rreth 1300 kilometra me etapa të ndryshme simbolike, për të falënderuar grupin shqiptar të mjekëve dhe infermierëve që shërbyen në spitalin e Brescias, gjatë emergjencës Covid 19.
Të dielën, më 23 gusht, në etapën finale, në Romë, ata do të priten në Qendrën Kombëtare Operative të Mbrojtjes Civile nga Kordinatori i Komitetit Teknino Shkencor i Qeverisë italiane për përballimin e infeksionit, Agostino Miozzo.
Grupi i çiklistëve do të finalizojë këtë tour solidariteti në selinë e Ambasadës së Shqipërisë, ku do të priten nga Ambasadorja Anila Bitri Lani, së cilës do t’i dorëzohet çmimi simbolik për kontributin e mjekëve, infermierëve dhe personelit sanitar shqiptar.
Etapa e parë 230 kilometra, qyteti i Brescias, në spitalin e të cilit dhanë ndihmën e pakursyer mjekët shqiptarë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, këtë vikend ka mbajtur takime me bashkatdhetarë nga Zvicra,...
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
Jeta në Zvicër
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut Një storje suksesi nga Kosova në Zvicër ...
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës