Kosova
Kosovë: Vit i vështirë, më pak inkasime nga Dogana
Zëdhënësi i Doganës të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë e Dogana është duke kaluar nëpër një vit të vështirë.
Stavileci ka bërë të ditur se deri tash Dogana ka mbledhur rreth 620 milionë euro.
“Deri sot, dogana ka mbledhur rreth 620 milionë euro, të cilat nëse krahasohen me periudhën paraprake, jane më pak mbi 12 për qind se viti i kaluar, që i bie rreth 80 milionë euro më pak të inkasuara”, ka thënë ai për kanal10.
Ai shprehet se gjatë kësaj kohe, kryesisht ka pasur më shumë importe se sa eksporte.
“Është interesant fakti se, edhe pse po kalojmë në një periudhë të pandemisë, kemi pasur një rritje të eksportit për 13 për qind, pra prodhuesit tanë kanë arritur të gjejnë treg për t’i shitur produktet e tyre”, njofton Stavileci.
E, importi në përgjithësi ka shënuar rënie.
“Në krahasim me vitin e kaluar kemi rreth 200 milionë euro më pak vlerë të produkteve të importuara nga vendet e tjera”, ka thënë Stavileci.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra