Lajme

Për 1 muaj, 1 755 kosovarë me COVID-19 u kthyen në Gjermani

Shumë mërgimtarë kosovarë që jetojnë në Gjermani erdhën këtë vit në Kosovë për t’i kaluar pushimet e verës, pavarësisht situatës me COVID-19

Gjatë një muaji në territorin e Gjermanisë, sipas të dhënave nga Robert Koch Institute, nga Kosova kanë shkuar 1 mijë e 755 persona të infektuar me COVID-19, përcjell albinfo.ch.

Pas Kosovës renditet Turqia me 1 mijë e 134, Kroacia me 786, dhe Bullgaria me 322.

Ambasada e Kosovës në Gjermani më herët u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që posa të futen në territorin e shtetit gjerman të bëjnë testet në aeroporte dhe vendbanimet, ku bashkatdhetarët tanë jetojnë.

Përndryshe do të ballafaqohen me masa të ashpra nga autoritetet gjermane.