Lajme
Gjatë korrikut, eksportet shqiptare u rriten për 6.2 %
Ekonomia shqiptare duket se po jep shenjat e para të rimëkëmbjes pas goditjes nga pandemia COVID-19.
Siç bën të ditur Instituti i Statistikave, eksportet shqiptare drejt tregjeve ndërkombëtare shënuan një rritje prej 6.2 për qind gjatë muajit korrik, krahasuar me muajin qershor.
Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme të publikuar këtë muaj, eksportet e mallrave arritën vlerën e 25 miliardë lekëve.
Referuar të dhënave, eksportet ishin 11.6 për qind më të ulëta, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por ato ishin 6.2 për qind më të larta në krahasim me qershorin e këtij viti.
Edhe importet e mallrave shënuan rritje gjatë korrikut me 8.3 për qind krahasuar me qershorin. Ato arritën vlerën e 56 miliardë lekëve. Importet gjatë korrikut ishin 5.6 për qind më të ulëta, në krahasim me një vit më parë.
Deficiti tregtar i këtij muaji është 32 miliardë lekë, duke u ulur me 0.3 për qind, krahasuar me korrikun e 2019-ës dhe duke u rritur me 9.9 për qind, në krahasim me qershorin e këtij viti./ATSH
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor