Kosova

Në zbulim të Rajonit të Sharrit

Itinerari i këtij turi 4-ditor është i përsh- tatshëm edhe për fëmijë. Të jep mun- dësinë të eksplorosh pjesën më të ruaj- tur të botës shtazore dhe bimore në Ballkan. Udhëtim fillon nga Parku Nacio- nal i Sharrit në jug të Kosovës. Gjatë këtij udhëtimi grupi njihet me trashëgiminë natyrore dhe kulturore të këtij rajoni, si kanë jetuar njerëzit nga kohërat e hersh- me e deri tani. Pjesë e turit është shijimi i

ushqimeve tradicionale dhe organike. Dita 1: Nisja nga Prizreni drejt zonës së Sharrit. Ecje në këmbë drejt fshatit Brod. Darka dhe fjetja në Dragash.

Dita 2: Nisja për në Stanet e Struzhës, Dragash. Vizitë fshatit. Ecje jo e vështirë nëpër male. Darkë tradicionale dhe fjetja në kabina malore.

Dita 3: Shëtitje e qetë nëpër zonën pyjore të Parkut Nacional Sharri. Pasditja e lirë. Fjetja në hotel.

Dita 4: Nisja për Prizren, ku grupi shëtit qytetin me një guidë turistike. Shëtitja nis nga parku i Marashit. Turi përfundon me një drekë tradicionale.

Sharri Ecotour
Sharri Ecotour
Sharri Ecotour
Sharri Ecotour
Sharri Ecotour
Sharri Ecotour
Sharri Ecotour
Sharri Ecotour
Sharri Ecotour
Sharri Ecotour
Sharri Ecotour

Sharrikosovo

Artikulli  është publikuar në magazinën albinfo.ch, numrin special të verës 2020 (Qershor-Korrik)