Tematike

Mjeku që jeton në Gjermani infektohet me COVID-19 gjatë pushimeve në Kosovë (VIDEO)

Mjeku që jeton në Gjermani, Ilir Arifi, i cili është infektuar me COVID-19 gjatë pushimeve në Kosovë, ka thënë se është munduar që t’i respektojë të gjitha masat.

“Ju kam përmbajtur rregullave sepse e kam ditur se do të kthehem në Gjermani. Në bazë të rregullave është dashtë të izolohemi dhe kemi dalë bashkë me bashkëshorten pozitivë. Virusi është pak tabu, në Kosovë, është turp ta kesh virusin”, ka thënë Arifi për televizionin Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.

“Sa e kam vërejtur për tre javë janë stigmatizuar familjet dhe njerëzit nuk kanë treguar se kanë virus duke i frikuar se se do të përqeshen. Këto raste po e vështirësojnë menaxhimin e pandemisë në Kosovë. Virusi përhapet se njerëzit nuk tregohen realistë”.

“Virusin mund ta ketë gjithkush”, ka shtuar ai duke bërë thirrje që të respektohen masat.

Te nderuar miq, duke pasur për qëllim senzibilizimin e masës për seriozitetin e sëmundjes Covid 19, ju njoftoj se në dy testime të realizuara në Gjermani, pas kthimit nga Kosova, kam rezultuar SARS-Cov-02 pozitiv dhe po ashtu kam simptoma serioze. Ata qe e kanë kaluar dhe po ashtu ata qe janë duke u përballur me këtë virus e dijnë seriozitetin e tij. Ju lutem bëni kujdes të shtuar”, kishte shkruar paraprakisht në  një status në Facebook mjeku kosovar, përcjell albinfo.ch.