Lajme
Shqiptarë, në të katër anët e botës, jetojnë edhe atë që quhet “Ëndrra e Alaskës”
Diaspora shqiptare në qytetet e Alaskës
Në Alaskē, e cila është pika më e largët e SHBA-së, shumë shqiptarë duket se kanë gjetur “Amerikën” dhe po jetojnë atë që quhet “Ëndrra e Alaskës”. Të vendosur me grupe të vogla në shumë qytete të Alaskës deri në kufirin me Rusinë, komuniteti më i madh i shqiptarëve ndodhet në Anchorage, i cili është edhe qyteti më i madh në vend. Në këtë qytet mendohet që jetojnë rreth 1300 shqiptarë të ardhur prej vitesh, përcjell albinfo.ch.
Diaspora shqiptare, e shpërndar në të katër anët e botës, për më shumë se 130 vjet, ka pasur një qendër të rëndësishme dhe mjaft të kërkuar, emigracionin në Amerikë.
Ku përjashtim nuk duket se bënë dhe Artiku – Alaska, pika më fundore e botës, ku sot dhe qytetet e fundit të Amerikës, ku me Siberinë – Rusinë, vendbanimet e Alaskës kanë nga 5 deri në 50 familje shqiptare.
Familje këto, të cilat jetojnë në grupe të vogla në kryeqytetin e Alaskës, Janau, por ka edhe disa familje në qytetet në ndarjen me Rusin-Siberinë.
Në qytetin më të madh të Alaskës – Anchorage, shqiptarët duket se kanë gjetur “Amerikën” dhe po jetojnë atë që quhet këtu “Alaska Dream- Ëndrra e Alaskës”. Ata thonë se jetojnë mirë, dhe shfaqen para kamerës tonë mjaft të kënaqur, mbasi si thonë këta shqiptarë që jetojnë prej vitesh kanë siguruar të ardhura, dhe bëjnë një jetë të rehatshme, shkruan Tema.
Mirëpo, ajo që më bëri përshtypje, gjatë vizitës trejavore në Alaska, ishte se në qytetin Anchorage, përpara një hoteli ku u vendosa, Hotelin IT -Intel Tower ishte vendosur edhe skulptura e një Ariu polar me përshëndetjen e mirëseardhjes të përkthyer në më shumë se 50 gjuhë të botës, përfshirë edhe gjuhën shqipe me përshëndetjen “Mirë se vini”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër Rastet e gripit sezonal janë dyfishuar në një kohë të shkurtër në Zvicër. Kulmi i valës...
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane
-
Bagazhet mbërrijnë gjithnjë e më vonë në aeroportin e Cyrihut