Lajme
Koronavirusi në Gjermani vjen kryesisht nga Kosova
Instituti gjerman Robert Koch ka përpiluar një listë të vendeve ku gjermanët janë infektuar më shumë nga koronavirusi, ndërsa Kosova figuron në krye të listës.
Robert Koch thekson që nga mesi i qershorit, pas hapjes së parë të kufijve, ka pasur një rritje të numrit të personave që u infektuan me koronavirus gjatë qëndrimit jashtë vendit, përcjell albinfo.ch.
Para “mbylljes” në mes të muajit mars, pjesa e rasteve të importuara, sipas ERC, ishte në kulmin e saj me 46 për qind, dhe pas mbylljes së kufijve, kjo pjesë ra në 0.4 përqind.
Me rihapjen e kufijve, pjesa e rasteve “të importuara” u rrit përsëri në 31 për qind.
Kosova është një nga 15 vendet e para për sa i përket “infeksionit”, nga ku 1,096 njerëz “sollën” koronavirusin në Gjermani.
Turqia është në vendin e dytë me 501 raste, e ndjekur nga Kroacia me 260 raste.
Serbia është në vendin e katërt me 196 raste, pasuar nga Bullgaria me 166, Bosnjë e Hercegovinë me 156, Rumania me 113, Polonia me 112, Spanja me 107, Maqedonia me 92, Shqipëria me 86, Holanda me 50, Austria me 44 dhe Franca dhe Ukraina me në 43 raste.
Kosova fillimisht ishte në listën e rajoneve të rrezikut për të cilat aplikohen paralajmërimet e udhëtimit koronavirus.
Autoritetet gjermane nuk e dinë pse numri i të kthyerve të infektuar nga Kosova është kaq i lartë.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës