Tematike
Thirrje për të votuar kundër iniciativës për kufizimin e numrit të të huajve
Manifesti i shoqatave migrante për votimin kundër iniciativës së së 27 shtatorit 2020
“Zvicra e sotme nuk mund të imagjinohet pa migrantët. Për dekada të tëra ne jemi një pjesë aktive e zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor të vendit. Pa ne, Zvicra nuk do të ishte ajo që është sot”. Kështu fillon teksti i manifestit të sektorit për migracion të sindikatës zvicerane Unia, drejtuar shoqatave të migrantëve. Me këtë manifest ato ftohen të marrin pjesë në një takim që mbahet më 29 gusht në Bernë. Aty do të bëhet fjalë për kundërshtimin e iniciativës së SVP-së për kufizimin e numrit të të huajve nga BE cila votohet më 27 shtator 2020, shkruan albinfo.ch. Këtë iniciativë, kundërshtarët e quajnë “iniciativë për shkëputje”, duke nënkuptuar shkëputjen e marrëdhënieve me BE-në.
“Por në vend që të njihet kontributi i të gjithëve dhe të gëzojmë shtëpinë tonë të përbashkët,
politikanët populistë të krahut të djathtë po përpiqen të ndajnë vendin. Ata na ndajnë në
“Ne” dhe “të tjerët” – dhe ende flasin vetëm për veten e tyre”, vazhdon teksti i manifestit. Kjo është e rrezikshme. Sepse një politikë e bazuar në përjashtim, diskriminim dhe racizëm, nuk mund të ketë sukses. Mund të ecim përpara vetëm së bashku; Të vetëm, mund të bëjmë vetëm mbrapakthim.
Por ata duan të kthehen në një kohë të punëtorëve me paga të ulëta dhe fleksibël, pa të drejta
Të ngujuar në barraka, të ndarë nga familjet e tyre., transmeton albinfo.ch. Sepse ky është qëllimi i vërtetë i nismës së së SVP-së për shkëputjen: Në vend të mbrojtjes së pagave dhe të të drejtave të barabarta, ajo dëshiron kthimin e statusit të mjerueshëm sezonal dhe hapjen e dyerve për punëtorët që do të punonin me dumping si dhe për mashtruesit. Në ato kushte punonjësit mbeten pa të drejta, punojnë shumë dhe nuk mund të mbrohen.
Më shumë të drejta falë lëvizjes së lirë të njerëzve
Lëvizja e lirë e njerëzve është një histori suksesi. Falë saj ne mundemi të gjithë – qytetarët e BE / EFTA si dhe shtetasit zviceranë – të zgjedhin lirshëm. Kudo që duam të jetojmë dhe të punojmë, ne mund ta sjellim edhe familjen tonë dhe të jetojmë me të. Këto janë të drejtat tona njerëzore, të cilat lëvizja e lirë e personave na i garanton të gjithëve në mënyrë të barabartë, thuhet më tutje në tekst, shkruan albinfo.ch. Kjo ka qenë një “therrë në sy” të SVP-së për vite me radhë.
Si përfaqësues të migrantëve në Zvicës jemi duke u përballur me këtë sulm mbi të drejtat tona të përbashkëta. Ne jemi me vendosmëri kundër, sepse ne mbështesim parimin e barazisë për të gjithë. Nisma për shkarkim (ndërprerje të marrëdhënies së punës) na dëmton të gjithëve, pavarësisht nëse jemi të huaj ose shtetas zviceranë, thuhet më tutje në manifest.
Prandaj:
Përgjigja jonë për sulmin nga SVP është solidariteti:
• Në vend të ksenofobisë dhe përjashtimit, ne jemi për një Zvicër të hapur; Në vend të një politike kundër migrantëve, ne kërkojmë sigurinë e vendit të banimit, të drejtën për jetën familjare, lëvizjen dhe lirinë e vendosjes si dhe trajtimin e barabartë për të gjithë.; Në vend që të luftojmë për interesat e disave, ne luftojmë për drejtësi sociale, për kushtet e pqë.
Jemi për një kundërshtim masiv dhe të fuqishëm të iniciativës së shkëputje”; thuhet veç tjerash në manifestin, i cili u bën thirrje në veçanti të huajve që të mobilizohen dhe të votojnë më 27 shtator 2020 kundër iniciativës së SVP-së për kufizimin e numrit të të huajve në Zvicër.
Takimi i shoqatave të migrantëve bëhet të shtunën, më 29 Gusht 2020, në orën 11:00 të paradites.
Vendndodhja: Unia, Weltpoststrasse 20, 3015 Bern
Tramvaji 6 (drejt Worb) ose Tramvaji 8 (drejt Saali) te ndalesa Egghölzli
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit29 Gusht 2020
- Ora00:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit29 Gusht 2020 - 12:00
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë