Kosova
Zbuloje Gjeravicën me Arineta Mulën!

Maja e Gjeravicës, në lartësi 2,658m. Ishte kjo ngjitje kur fillova ta dua edhe më shumë Kosovën. Për nga lartësia, Gjeravica është e dyta në Bjeshkët e Nemuna, emër që tërheq vëmendjen e në të vërtetë është shtëpi e bekuar për të gjithë.
Ka disa mënyra se si të ngjitemi në Malin e Gjeravicës. Secila prej tyre prezanton pjesë të natyrës. Një prej tyre është pikënisja nga Gropa e Erenikut, rrugë e cila arrihet në më pak se një orë përmes Junikut, me veturë alpine.
Terren me vështirësi mesatare. Shteg shumë i përshtatshëm, ku çdo hap që vendos duket i lehtë dhe pamja e maleve te gjelbëruara përreth të frymëzon të mos ndalesh, sepse pa ndonjë mund të madh shumë shpejt do ta gjesh veten mbi to.
Mali dhe liqeni mund të qëndrojnë pa njëri-tjetrin, por nëse janë afër, krijojnë mrekullinë. Freskinë e ecjes drejt malit e shton Liqeni i vendosur nën Majën e Gjeravicës në lartësinë 2,200 metra, ku është burimi i Lumit të Erenikut që rrjedh poshtë në Rrafshin e Dukagjinit.
E pabesueshme të thuhet, por teksa je duke ecur në shtegun e fundit, këmbët mbi majë, aty ke arritur në pikën më të lartë të Kosovës!
Rreth katër orë ecje. Përpos bukurive të Kosovës, në këtë lartësi sheh vargmalet e Shqipërisë dhe Malit të Zi. Kur koha është e mirë, përballë sheh Bjeshkët e Nemuna, formacionin e tyre të thepisur prej nga shihet edhe Mali Jezercë si më i larti në Alpet Shqiptare. Mes shteteve sheh kufijtë e krijuar nga male që përqafojnë njëri-tjetrin. Shtëpi për të gjithë.
Nëse dëshironi të përjetoni diçka si asnjëherë më parë, atëherë duhet të ngjiteni në Malin e Gjeravicës!
Foto: PPSE Kosova
Artikulli është publikuar në magazinës albinfo.ch, numrin special të verës 2020 (Qershor-Korrik)
E-Diaspora
-
Gjendet e vrarë 22-vjeçarja shqiptare në Itali E zhdukur prej 25 Marsit, arrestohet ish-i dashuri ...
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?