Kosova
Ngritje infektimesh, 205 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Është bërë e ditur nga Instituti i Shëndetësisë së Kosovës se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, shkruan albinfo.ch.
Numri total i rasteve pozitive është 10.795 raste nga 42.136 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 365 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.411 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.019.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kamenicë, Klinë dhe Shtërpce.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor