Lajme
Gjermani: Shqiptarja, doktoreshë dhe ligjëruese në “George C. Marshall European”
Shqiptarja, ligjëruese në “George C. Marshall European Center for Security Studies”
Shumë femra shqiptare po arrijnë suksese në botë, duke u bërë emra të njohur dhe duke zotëruar poste të mira pune. Gjermania pa dyshim se është një nga shtetet evropiane, ku mundësia e arsimimit, punësimit, depërtimit në karrierë dhe formimin profesional është shumë e madhe, shkruan albinfo.ch.
Pa dyshim se me punë e angazhim individual, çdokund në botë mund të dalin ekonomistë e menaxherë të mirë. Shumbulli i njëjtë është me shqiptaren Dr. Valbona Zeneli, e cila tashmë është storie suksesi në shtetin gjerman. Arritjet e saj janë fryt i punës së vazhdueshme, sistematike e konsistente të një ekonomistje të përkushtuar, siç është Dr. Valbona Zeneli.
Sot ajo zotëron një post të lartë si profesoreshë e Studimeve për Siguri Kombëtare pranë “George C. Marshall European Center for Security Studies” në qytetin e Garmisch, Gjermani, shkruan albinfo.ch.
George C. Marshall Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë është një nga pesë Qendrat Rajonale të Mbrojtjes së SHBA-së dhe Qendra e vetme dypalëshe. Është gjithashtu e vetmja qendër rajonale për Republikën Federale të Gjermanisë.
Misioni i Marshall Center është të mundësojë zgjidhje për sfidat rajonale dhe transnacionale të sigurisë përmes ngritjes së kapaciteteve, aksesit dhe një rrjeti të lidhur globalisht, shkruan tutje albinfo.ch.
E lindur në Shqipëri, Dr. Valbona Zeneli është diplomuar në ekonomi politike nga Universiteti i Barit. Ajo studio në drejtimin e Marketingut nga Georgetown University. Po ashtu studio edhe në Administrim-Biznes nga Universiteti i Bolonjës.
Dr. Zeneli ka zhvilluar karrierën e saj profesionale dhe akademike në fushat e ekonomisë ndërkombëtare, marketingut dhe politikat e sigurisë së shteteve.
Po ashtu duhet theksuar se gjatë rrugëtimit të saj profesional, ajo ka ofruar konsulencën e saj në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare për disa kompani shqiptare. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025