Kosova

Drita mund të eliminohet nga Liga e Kampionëve

Informacionet e fundit tregojnë se klubi kampion i futbollit kosovar, FC Drita, mund të eleminohet shkaku i pandemisë si asnjë klub tjetër futbolli, përcjell albinfo.ch.

Drita pritet ta humbë në tavolinë sfidën finale nga Linfield, pasi Hamdi Namani rezultoi pozitiv në testin për COVID-19 para ndeshjes, duke rezultuar në karantimin e gjithë klubit.

Gazeta sportive Olle mëson ekskluzivisht që Drita do të eliminohet nga Liga e Kampionëve dhe garat do t’i vazhdojë në kompeticionin e dytë më të famshëm evropian, Ligën e Evropës.

Ky vendim do të jetë tejet jomeritor për klubin gjilanas, mirëpo janë rregullat e shtetit të Zvicrës ato që pritet ta sjellin këtë vendim të nxehtë në tavolinën e UEFA-s.

Protokollet e publikuar nga UEFA për ndeshjet në pandemi nuk përputhen me ato të shtetit zviceran dhe kjo ka bërë që autoritetet helvetike ta karantinojnë klubin kampion kosovar.

Drita rrezikon të karantinohet për 10 ditë, çka do të ishte një dëm i madh pas një stinori fantastik.