Lajme

MIRË SE VINI NË SHKOLLËN SHQIPE TË MËSIMIT PLOTËSUES NË KANTONIN E CYRIHUT

Shkolla Shqipe Lapsh-Zürich ka njoftuar se prej javës së ardhshme, duke filluar nga e hëna, më 17 gusht ’20, fillon viti i ri shkollor 2020/21, shkruan albinfo.ch.

Sipas njoftimit, thuhet se bashkë me mësimin e rregullt në gjuhën gjermane fillon njëkohësisht edhe mësimi plotësues në gjuhën shqipe.

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “N. Frashëri” për Kantonin e Cyrihut ju dëshiron mirëseardhje dhe ju uron suksese të reja si në mësimin e rregullt e po ashtu edhe në mësimin plotësues në gjuhën shqipe.

Mësimi plotësues në gjuhën shqipe ju ndihmon juve jo vetëm në zgjerimin e njohurive nga gjuha shqipe, historia e gjeografia e trojeve shqiptare, por edhe në mësimin e rregullt në gjuhën gjermane.

Mësueset e mësuesit ju presin me gëzim në 33 klasa, në të cilat mbahet mësimi në gjuhën shqipe. /Albinfo.ch