Kosova

Kosovë: 172 raste të reja me COVID-19 dhe 14 vdekje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë shënuar edhe 172 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK bën të ditur se janë testuar 506 mostra.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 506 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 172 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 10.419 raste nga 41.152 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 341 raste të vdekjes.