Kosova
Ambasada e Amerikës në Kosovë tregon se në cilat raste maska nuk është e nevojshme
Me vendim të Qeverisë, mbajtja e maskave në Kosovë është bërë obligative tash e pothuajse një muaj.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, nga Ambasada Amerikane në Prishtinë kanë njoftuar se kur duhet dhe kur nuk është e nevojshme që të përdoren ato.
Nga ambasada kanë veçuar dy raste kur mbajtja e maskës nuk është e nevojshme: kur je në shtëpi si dhe kur je në veturë me anëtarë të familjes.
Ndërsa, maska duhet të përdoret në këto raste: gjatë blerjes, vizitat te mjekur apo në barnatore, gjatë qëndrimit në restorant (kur nuk jeni duke ngrënë), në veturën e dikujt që nuk e keni anëtar të familjes si dhe në transport public.
“Mbani maskën kur jeni në publik, sidomos kur nuk mund të qëndroni më larg se 2 metra nga ata që nuk jetojnë në shtëpinë tuaj”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane, përcjellë albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor