Kosova

Dy barnat kryesore me të cilat trajtohen pacientët me Covid, mungojnë në Kosovë

Informacionet e fundit tregojnë se për më shumë se dy javë në Kosovë ka mungesë të dy llojeve të barnave që po përdoren për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Bëhet fjalë për Fraksiparine dhe Ciprofloksacine, të cilat përdoren për pacientët me gjendje të rëndë shëndetësore.

Mosunifikimi i çmimeve të barnave në Kosovë dhe kërkesa e madhe në Evropë për sigurimin e këtyre barnave kanë bërë që në vendin tonë të ketë mungesa të tilla, thonë farmacistët.

Thonë se meqë familjarëve u duhet vetë t’i blejnë barnat për pacientët e shtrirë, kërkesat janë të mëdha.

Njëjtë kanë deklaruar edhe përfaqësues nga Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Një tjetër farmacist, i cili nuk ka dashur të prononcohet, ka thënë se vetëm të shtunën ka pasur më shumë së 50 kërkesa për këto dy lloje barnash.

Por, nga Shoqata e Distributorëve të Barnave kanë thënë se të hënën do të furnizohen me këto barna. Megjithatë, kryetari i kësaj shoqate ka thënë se nuk duhet bërë panik.

Avdullahu ka pranuar që ka sasi të vogla të këtyre dy produkteve.

Megjithatë, ai u ka bërë thirrje OBSH-së e IKSHPK-së që t’i lajmërojnë me kohë për protokollet të cilat hyjnë, në mënyrë që t’i sigurojnë ato me kohë.