Futboll
Drita mposhti Inter Escaldes dhe kalon në finale të raundit para-kualifikues
Drita kalon në finale të raundit para-kualifikues të Ligës së Kampionëve
Fc Drita ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 ndaj Inter Escaldes në ndeshjen e vlefshme para-kualifikuese të Ligës së Kampionëve. Ndeshja u zhvillua në Nyon të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.
Tashmë kampioni i Kosovës ka kaluar në finale të raundit para-kualifikues të Ligës së Kampionëve pas fitores së ngushtë ndaj kampionit të Andorrës.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Dritës, ku përveç rasteve shënoi edhe dy gola, kundrejt një të Inter Escaldes.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 21 minutave lojë dhe ishte Xhevdet Shabani, i cili shënoi një supergol për epërsinë 1-0.
Kampioni i Andorrës arriti të kthehet në minutën e 29-të duke barazuar 1-1 me anë të Emili Garcia, ndërsa në minutat shtesë Hamdi Namani me një gol të bukur çoi Dritën në pushim me rezultat 2-1. /Albinfo.ch.
https://www.facebook.com/dritafcofficial/photos/a.382442372140267/1177067632677733/?type=3&theater
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut