Kosova

Kosovë: 12 viktima dhe 190 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) raportoi të shtunën për 12 pacientë të vdekur dhe 190 të infektuar me koronavirusi e ri brenda 24 orëve.

Shifrat e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 443 mostrave.

“Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 48 raste,komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Ferizaj 7 raste,komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Obiliq 3 raste,komuna Shtime 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Han i Elezit, Klinë dhe Rahovec”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen COVID-19 ka arritur në 315. Një ditë më parë, kjo shifër ishte 303.

Komuna me më së shumti raste është Prishtina, përkatësisht me 48 raste.

Që prej 13 marsit – kur Kosova shënoi rastet e para me koronavirus – deri më 8 gusht, në Kosovë janë regjistruar 10,059 raste me COVID-19.

Prej tyre, 5,677 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 4,067.