Shqipëria
OKB: Në Shqipëri po lihen pasdore të sëmurët e tjerë
Në raportin e saj më të fundit rreth situatës socio-ekonomike të krijuar në Shqipëri nga pandemia COVID-19, Organizata e Kombeve të Bashkuara ngre shqetësimin se sistemi shëndetësor në Shqipëri mund të ulë vëmendjen ndaj sëmundjeve të tjera që mund të trajtohen. Kjo, sipas saj, mund të sjellë më shumë humbje jete sesa po shkaktohen nga pandemia.
“Sistemi shëndetësor në Shqipëri mund të mbingarkohet shpejt nga pandemia e COVID-19, nëse nuk mbështetet si duhet. Vdekjet nga vetë pandemia mund të tejkalohen së shpejti edhe nga vdekjet për shkak të sëmundjeve të parandalueshme ose të trajtueshme, pasi nuk do të mund të menaxhoheshin më për shkak të mosfunksionimit të sistemit shëndetësor”.
Në raport thuhet se shpenzimet publike për shëndetësinë janë më të ulëta në Shqipëri sesa në shumicën e vendeve të Evropës Juglindore. Ndërsa parashikimet për vitet 2020-2022 tregojnë një ulje të lehtë në 2.94% deri në vitin 2022.
“Projeksioni i OBSH-së për vitin 2020-2022 tregon se Shqipëria do të shpenzojë për tre vjetët e ardhshme më pak se 10% për shëndetin nga paratë e përgjithshme publike. Rënia e burimeve për kujdesin parësor është shqetësuese. Strategjia për zhvillimin e kujdesit parësor në Shqipëri kërkon një buxhet të rritur në 25%. Roli i rëndësishëm i kujdesit parësor në përgjigjen dhe shërimin e COVID 19 është i rëndësishëm”.
OKB rekomandon për kontrollin e situatës ngritja e mekanizmave rregullues dhe koordinues për menaxhimin e dyfishtë të sistemit të gjurmimit shëndetësor, si dhe forcimi e platformave të ofrimit të shërbimeve.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje