Të tjera
Mali i Zi, masa drastike për Shqipërinë dhe Kosovën
Kërkohet testi Covid-19 në kufi
Mali i Zi ka vendosur masa drastike ndaj Shqipërisë dhe Kosovës me rastin përkeqësimit të situatës së Covid-19 në rajon. Kështu, duke nisur që sot të gjithë udhëtarët nga vendi ynë dhe Kosova do të mund të kalojnë kufirin për në Malin e Zi vetëm nëse kanë një test që tregojnë se nuk janë prekur nga Covid-19.
Qeveria malazeze ka vendosur mbrëmjen e së enjtes që Shqipëria e Kosova, bashkë me 4 vende të tjera, të futen në ‘listën e verdhë’ të rrezikut për Covid-19.
Qytetarët nga këto vende do të mund të udhëtojnë nëse kanë një test të metodës PCR ose serologjik, jo më të vjetër se 72 orë. Test me metodën PCR tregon nëse personi është i infektuar në atë moment, kurse testi serologjik tregon nëse personi e ka kaluar koronavirusin.
Përveç Shqipërisë e Kosovës, në listën e verdhë bëjnë pjesë dhe Singapori, Libani, Izraeli dhe Bosnjë e Hercegovina.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë