Kosova

Rreth 4 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Që nga 22 marsi, kur edhe u regjistrua vdekja e parë si shkak i infektimit me virusin korona në Kosovë, deri tani numri i personave që kanë vdekur si pasojë e COVID-19 ka shkuar në 300, ndërsa i rasteve pozitive ka arritur në 9 mijë e 688.

Numri total i rasteve pozitive është 9.688 raste nga 39.278 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 300 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 134 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.908.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Malishevë 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Istog 4 raste, komuna Kaçanik 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Klinë, Obiliq dhe Skenderaj.