Lajme
Fluksi i turistëve nga Kosova, ata që kanë shenja, të mos nisen drejt Shqipërisë
Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, ka deklaruar se duhet të kufizohen edhe lëvizjet e personave që vijnë nga Kosova për të kaluar disa ditë pushimi në bregdetin shqiptar.
Për mjekun Pipero, kufizimet nuk janë të nevojshme për sa kohë që njerëzit ndërgjegjësohen dhe zbatojnë rregullat e thjeshta të vendosjes së maskës, distancimit dhe higjienës.
Ai ka theksuar se ata që kanë shenjat të virusit, nuk duhet të nisen drejt Shqipërisë.
“E gjithë bota është në një varkë të madhe. Të gjithë na ka në dorë maska, kudo që jemi. Të gjithë kanë të njëjtat rregulla.
Nëse i respektojmë këto masa, nuk duhet të kemi frikë që bashkëkombasit tanë të vijnë këtu. Por, duhet t’i këshillojmë që nëse kanë shenja të mos nisen.
Të tjerët të mos i kufizojmë, pasi përfitojnë shumë nga deti dhe dielli”, tha Pipero për A2, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, COVID-19 vijon të përhapet gjerësisht në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e djeshme se së fundmi janë konfirmuar 127 persona të infektuar dhe 6 pacientë kanë humbur jetën.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve