Lajme

Pse po rritet numri i të infektuarve në Kosovë e Shqipëri?

Mjekja Marsela Ceno, drejtuese e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, flet për situatën e shkaktuar nga Covid-19 dhe rëndësinë e ndërgjegjësimit për respektimin e masave për kufizimin e përhapjes së virusit.

Ajo shprehet se gjendja në Kosovë e Shqipëri po përkeqësohet nga pakujdesia.

Ceno shprehet se në fillim masat e izolimit strikte dhanë rezultate të mira dhe ishin shembull për menaxhimin e situatës, por lirimi i menjëhershëm i masave ndikoi në përhapjen e pakontrolluar të koronavirusit. Mungesa e strategjisë bëri që Shqipëria dhe Kosova të shtonin numrin e të prekurve.

 

https://www.facebook.com/dw.shqip/videos/913539462471654/UzpfSTI2MjkxMjYyMTE0NDM1MDo3NTUwNjM5NTUyNjI1NDU/