Shqipëria

127 raste të reja me COVID19 në Shqipëri

Në raportimin e të dhënave ditore, Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi për 6 humbje jete në 24 orët e fundit nga koronavirusi.

Po ashtu janë kryer 531 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku 127 persona janë konfirmuar të infektuar.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar, përcjellë albinfo.ch.