Lajme
Zvicra dërgon ekipin e ekspertëve në Bejrut
Një grup prej rreth 10 ekspertësh janë drejtuar në Liban për të mbështetur Ambasadën zvicerane në Bejrut, e cila u dëmtua në një shpërthim masiv të martën.
Një aeroplan do të largohet nga Berna të enjten në mëngjes me inxhinierë, specialistë të infrastrukturës, një këshilltar të sigurisë, logjistikë, një menaxher të telekomunikacionit dhe një psikolog.
Sipas Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (FDFA), ekspertët do të mbështesin stafin e ambasadës zvicerane. Përfaqësimi diplomatik i kombit alpin ka pësuar dëme të mëdha për shkak të shpërthimit dhe stafi aktualisht po punon në një lokacioni tjetër. Ndërsa shumë ndërtesa në kryeqytetin libanez kanë pësuar dëme të mëdha, inxhinierët e infrastrukturës zvicerane gjithashtu do të jenë në gjendje të japin ekspertizën e tyre për autoritetet libaneze.
Zvicra do të kontribuojë një shumë prej 500,000 CHF drejtuar degës libaneze të Kryqit të Kuq për të ndihmuar në masat e reagimit emergjent. Krahu humanitar i Konfederatës Zvicerane po shqyrton gjithashtu mundësinë e dërgimit të ndihmës humanitare në rajon, pas një thirrje për ndihmë ndërkombëtare të nisur nga qeveria libaneze.
Qysh në mbrëmjen e së martës, ministri i Jashtëm, Ignazio Cassis dhe Presidentja Simonetta Sommaruga shprehën solidaritetin e tyre me popullin libanez. Cassis kishte treguar gatishmërinë e Zvicrës për t’i ofruar ndihmë Libanit.
Rreth 1.500 shtetas zviceranë aktualisht jetojnë në Liban (80% janë shtetas të dyfishtë) dhe rreth 20 turistë zviceranë kanë rërë në kontakt me ambasadën, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme