Kosova

Ramush Haradinaj pro mbajtjes së dasmave: Pse mos me u mbajtë?

Ramush Haradinaj: Dasmat duhet të mbahen.

Është bërë e ditur se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë kundër Qeverisë Hoti, pjesë e së cilës është edhe partia e tij sa i përket mbajtjes së dasmave.

Haradinaj ka deklaruar se është për mbajtjes së dasmave në Kosovë, dhe këtë e arsyetoi me shkuarjen e kosovarëve në plazhet e Shqipërisë, ku tha se ata janë të “ngjitur me njëri-tjetrin”.

“Jam për me u mbajt dasmat, p.sh. shkoj në Shqipëri, isha në Vlorë, krejt i ki të Kosovës, në Durrës i ki të Kosovës, janë në plazh njerëzit si në ditë të pazarit. Pse mos mi mbajt na dasmat, p.sh. në një distancë, nëse është e paraparë 1 metër e gjysmë distanca, nëse ka dezinfektues. Kemi mujt me shku pak më përpara, p.sh. m’i thënë pronarit të sallës së dasmave i ki këto kushte për mbajtje të dasmave”, ka deklaruar Haradinaj në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.

Ai po ashtu ka thënë se është pro hapjes së shkollave nga 1 shtatori. /Albinfo.ch