Lajme
Washington DC: Shqiptarja, finaliste për çmimin “Excellence in Advocacy Award”
Lina Zdruli, themeluesja e biznesit social “Dafero”, në Washington DC, është përzgjedhur finaliste për çmimin “Excellence in Advocacy Award” në kategorinë “Excellence in a Campaign for Women Serving Women”. Lina, krahas sipërmarrjeve të saj sociale, “Dafero” dhe “VRefugees”, shërben dhe si konsulente pranë Bankës Botërore, SHBA, shkruan albinfo.ch.
Në njoftimin e ardhur në Dafero shkruan se jemi shumë të ngazëllyer për të njoftuar #founder-in tonë, Lina Zdruli, se është zgjedhur finaliste për gratë në marrëdhëniet qeveritare ‘vjetore në Excellence In Advocacy Award këtë vit, në “Përsosmërinë në një fushatë për gratë që i shërbejnë kategorisë së grave”, këtë përpjekje avokati ndikoi me sukses rezultatin e një problemi ose një mundësi në emër të grave të tjera, shkruante në njoftim.
Përmes biznesit social “Dafero”, me qendër në Washington DC, Lina ofron edhe sesione informative rreth Covid-19, me në fokus grupet vulnerabël të refugjatëve dhe viktimave të trafikimit, transmeton albinfo.ch.
Këto kurse mund të ndiqen në shumë gjuhë dhe prekin aspekte të jetës e punësimit në lidhje me target grupin.
Duhet theksuar se Lina Zdruli është diplomuar nga Universiteti i Georgetown, në Washington DC, dhe krahas sipërmarrjeve të saj sociale, “Dafero” dhe “VRefugees”, shërben si konsulente pranë Bankës Botërore, SHBA.
Duke marrë parasysh edhe krizën globale të migracionit që është një nga sfidat më të rëndësishme me të cilën përballen tani udhëheqësit, numri i madh i azilkërkuesve në vendet perëndimore vitet e fundit ka ngritur pyetje të ndryshme: si do të integrohen azilkërkuesit në shoqëri? A janë në gjendje tregjet e punës në këto vende të ofrojnë mundësi për një jetë të pavarur për refugjatët dhe imigrantët? Por çdo sfidë, ofrohen edhe mundësi. Lina Zdruli, një profesioniste e re shqiptare në Uashington. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës Për pak orë 120 aksidente trafiku në kantonin St. Gallen ...
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”