Futboll
Në Gjermani do të rikthehen tifozët, ja rregullat
Bundesliga ka vendosur të lejojë tifozët të rikthehen në stadium që prej shtatorit, por pa praninë e tifozëve kundërshtarë.
Federata e Futbollit në Gjermani ka vendosur të hapë dyert e stadiumeve për tifozët nëse qeveria jep dritën e gjelbër.
Klubet e Bundesligës dhe Bundesligës 2 votuan pro lejimit të tifozëve në stadium duke nisur nga shtatori, shkruajnë mediat ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch. Gjithsesi presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, DFL, Kristian Sefert paralajmëron se vendimi është në duart e politikanëve për shkak të krizës nga Covid-19. “Nëse dhe kur tifozët do rikthehen në stadiume nuk është një vendim i DFL por i politikanëve. Prioriteti nuk janë stadiumet plot por shëndeti. Ne nuk duhet të marrim rreziqe të panevojshme por duhet të jemi të kujdesshëm”, deklaroi Sefert.
Federata gjermane ka vendosur edhe disa rregulla për lejimin e tifozëve në stadiume si: jo tifoza kundërshtarë në stadiume deri në fund të 2020, jo alkol në stadiume deri në 31 tetor, në hyrje të stadiumit do mblidhen mjetet identifikuese të të gjithë tifozave.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë Zvicra shënon një shkallë të ulët papunësie dhe një rritje shumë të ulët të çmimeve. Kjo...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës